Çmimi Jeruzalem
From Wikipedia, the free encyclopedia
Çmimi Jeruzalem për Lirinë e Individit në Shoqëri është një çmim letrar bienal, që ndahet për autorë, veprat e të cilëve trajtojnë temën e lirisë së njeriut në shoqëri. Ndahet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, dhe fituesit, zakonisht mbajnë një fjalim gjatë pranimit të çmimit. Çmimi është në vlerë prej $10,000, një sasi modeste që "pasqyron se asnjëherë nuk ka qenë qëllimi të jetë më tepër se një shumë simbolike." Çmimii inaugural i vitit 1963, iu nda Bertrand Russell-it i cili kishte fituar Çmimin Nobel në vitin 1950. Octavio Paz, V. S. Naipaul, J. M. Coetzee dhe Mario Vargas Llosa të gjithë fituan Çmimin Jeruzalem para se të fitonin Nobelin.