Akademia e Shkencave e Shqipërisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e themeluar më 1972, është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ajo përfshin shkencëtarë nga më të shquarit, akademikë, të cilët zhvillojnë veprimtari shkencore në institute dhe qendra kërkimore, si dhe organizma të tjerë shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Akademia ka 24 anëtarë, akademikë; 10 anëtarë, akademikë të asociuar, 26 anëtarë nderi dhe 1 anëtarë nderi i ndarë nga jeta. Akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike. Në strukturën e saj përfshihen gjithashtu, Njësia e Projekteve të Kërkim-Zhvillimit Teknologjik e Inovacioneve, Dega e Marrëdhënieve me Jashtë dhe me Publikun, Biblioteka Shkencore dhe Botimet.