Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
From Wikipedia, the free encyclopedia
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - BERZH (anglisht: European Bank for Reconstruction and Development - EBRD) është një institucion financiar ndërkombëtar i themeluar në vitin 1991. Si një bankë investimesh shumëpalëshe për zhvillim, BERZH përdor investimet si një mjet për të ndërtuar ekonomitë e tregut. Fillimisht ajo u përqëndrua në vendet e ish-Bllokut Lindor e më vonë u zgjerua në më shumë se 30 vende nga Evropa Qendrore e deri në Azinë Qendrore. Ngjashëm me bankat e tjera shumëpalëshe të zhvillimit, BERZH ka anëtarë nga e gjithë bota (Amerika e Veriut, Afrika, Azia dhe Australia), me aksionarin më të madh të saj që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me seli në Londër, BERZH është në pronësi të 69 vendeve dhe dy institucioneve të Bashkimit Evropian, (që nga korriku i vitit 2018 India është vendi i 69-të i saj). Megjithë aksionarët e sektorit publik, ajo investon në ndërmarrje private, së bashku me partnerët tregtarë.[1] [2] [3] [4].