Bimët vaskulare
nënmbretëri e bimëve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Bimët vaskulare (nga gjuha latine vasculum: kanal), të njohura edhe si tracheophytes (trakeofite) (nga ekuivalentja e fjalës greke trachea-trakea), gjithashtu dhe si bimë të larta, ato formojnë një grup të madh bimësh (rreth 308,312 lloje të njohura dhe pranuara) që janë përcaktuar si bimë të tokës që kanë inde përçuese ( ksilemën) për përçimin e ujit dhe mineraleve në të gjithë trupin e bimës. Njëkohësisht këto bimë kanë edhe inde të specializuara jopërçuese ( floemën) për të kryer procesin e fotosintezës.
Fakte të shpejta Klasifikimi shkencor, Ndarja † Zhdukur ...
Bimët vaskulare | |
---|---|
Scots pine, Pinus sylvestris | |
Klasifikimi shkencor | |
Domeni: | Eukariote |
Pa klasifikuar: | Viridiplantae |
Pa klasifikuar: | Streptofite |
Pa klasifikuar: | Embriofite |
Ndarja † Zhdukur | |
|
Mbylle
Bimët vaskulare përfshijnë myshqet, fieret, gjimnospermet (duke përfshirë koniferet) dhe angjiospermet (bimët me lule).
Emrat shkencor për këtë grup janë Tracheophyta (Trakeofite)[3] dhe Tracheobionta (Trakeobionta).[4]