Enkelejët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Enkelejët ishin një fis ilirë, pasardhës të Enkeleut i cili ishte i biri i Ilirit dhe Galateas. Enkelejët ishin banorë të trevës përreth Liqenit Lyhnid (Pogradec). Qyteti Enkeleana, ndodhet mbi nje kodre ne Pogradec (Kalaja e Pogradecit). Bardhyli ishte mbreti i pare i cili formoi kete mbreteri. Burimet historike i quajnë njëkohësisht enkelejtët edhe si banorë pranë Rizonit (në Grykën e Kotorit). Përmenden në shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisë që vijnë këtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit të Delfit në shek. VI p.e.r. Nuk përmenden më në shek. IV p.e.r., kur në vendin e tyre në ngjarjet e kohës e zënë dasaretët. Në historiografi u është dhënë një rol më i madh ngase dëshmohet prej të dhënave historike. Enkelejtët shquheshin si peshkatarë e konzervues të zotë të peshkut.