Feja në Shqipëri
Feja në Republikën e Shqipërisë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Fetë më të zakonshme të praktikuar në Shqipëri janë Islami dhe krishterizmi, ndërkohë që një pjesë e shqiptarëve nuk kanë asnjë besim fetar. Shqipëria sipas kushtetutës nuk ka fe zyrtare dhe shteti është asnjëanës në çështjet e ndërgjegjes. Vendi nuk ka një histori të ekstremizmit fetar dhe merr krenari në harmoninë që ekziston në traditat fetare. Në vitin 1967 praktika fetare u ndalua zyrtarisht në Shqipëri, dhe pas rënies se komunizmit të shtetit, në vitin 1991 rifilluan aktivitetet fetare.