Flamuri i Evropës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Flamuri i Europës, zyrtarisht flamuri i Bashkimit Europian dhe Këshillit Europian, përbëhet nga një rreth me dymbëdhjetë yje ngjyrë ari në një fushë të kaltër. Ai u krijua më 1955 nga Këshilli i Europës dhe më vonë u adoptua nga BE-ja dhe Komuniteti Europian, në vitet e 80-ta.
Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian dallojnë nga natyra dhe anëtarët. KiE-ja është një organizatë 47 anëtarëshe që merret me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, kurse BE-ja është një union thuajse federal me 27 anëtarë të fokusuar tek integrimi ekonomik dhe bashkëpunimi politik. Sot, flamuri lidhet më shumë me Bashkimin Europian për shkak të profilit të saj të lartë.
Qëllimi i KiE-së ishte që flamuri ta përfaqësonte tërë Europën, dhe qysh nga adoptimi, anëtarët e KiEsë mbulojnë gati tërë kontinentin. Kjo është edhe arsyeja pse Bashkimi Europian e adoptoi flamurin e njëjtë. Ky flamur është përdorur edhe për të pasqyruar Europën në ngjarje sportive dhe si një simbol pro-demokratik jashtë unionit.