Jeronimi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Jeronimi (i njohur me emrin latin Sophronius Eusebius Hieronymus, lindi në vitin 347 në Stridon, Dalmaci, dhe vdiq më 30 shtator, 420 në Betlehem, të Judesë) ishte at i kishës, dhe teolog. U shpall mësues kishe nga Vatikani. Njihet më mire si përkthyesi i Biblës nga greqishtja dhe hebraishtja në latinisht. Vulgata e Shën Jeronimit është ende sot një tekst i rëndësishem i kishës katolike romake.
|
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Jeronimi | |
---|---|
U lind në | Stridon (Strido Dalmatiae, në kufi me Dalmatia dhePannonia) |
Vdiq | Bethlehem, Palaestina Prima |
Në traditën artistike të kishës katolike romake paraqitet zakonisht si, mbrojtes i mësimit teologjik, si kardinal, përkrah Ipeshkvit Agostin, krye-ipeshkvit Ambrozit, dhe Papa Gregorit I. Edhe kur paraqitet si anahorit gjysmë-lakuriq, me kryq, kafkë, dhe Bibël si pajisjet e vetme te qelisë së tij, kapelja e kuqe ose disa tregues të tjerë të pozitës së tij kanë hyrë në pikturë si rregull i përshkrimit të figurës së tij.