Lucky Luciano
From Wikipedia, the free encyclopedia
Charles "Lucky" Luciano lindur si Salvatore Lucania (24 nëntor 1987 - 26 janar 1962) ishte një mafioz me infulencë me origjinë italiane , organizator grupesh kriminale dhe baron krimi i cili venpronte kryesisht në SHBA.Luciano konsiderohet si babai i krimit të organizuar modern në SHBA duke themeluar Komisionin e parë.Ai ishte gjithashtu shefi i parë i familjes kriminale moderne Xhenoveze.Ai ishte,bashkë me bashkëpuntorët e tij,i dobishëm në krijimin e Sindakatës Kombtare të Krimit.
Lucky Luciano | |
---|---|
U lind në | Salvatore Lucania 24 nëntor 1987 |
Vdiq | 26 janar 1962 (64 vjet) |
Vendi i prehjes | Saint John's Cemetery, Queens, New York |
Profesioni | Shef krimi, gangster, bootlegger, kumarxhi, pimp, extortionist, racketeer, businessman |
Njohur për | Kreu i parë i familjes së krimit Genovese, duke krijuar Komisionin, Kreu i mafies amerikane dhe kreu i parë dhe i vetëm i sindikatës së krimit kombëtar |
Parardhësi | Giuseppe Masseria |
Pasardhësi | Frank Costello |
Bashkëshort/ët | Gay Orlova (1929–1936) Igea Lissoni (1948–1959; ndoshta i martuar më 1949) |
Nënshkrimi | |
Luciano u gjykua dhe u dënua me sukses për prostitucion dhe mashtrim në 1936 pas vitesh hetim nga prokurori i qarkut Thomas E. Dewey.Ai u dënua me 30 vjet burg,por gjatë Luftës së Dytë Botërore u arrit një marrveshje me Departamentin e Marinës me anë të bashkëpuntorit të tij Meyer Lansky në mënyrë që të ruhej porti i New York-ut nga sulmet e anijeve armike.Dewey pothuajse dështoj në mbjatjen e premtimit, dhe u deshën muaj që të arrihej përfundimisht një marrëveshje për të liruar Luciano-n.Ai u deportua për të jetuar lirisht jashtë SHBA-së.