Çmimi Man Booker International
From Wikipedia, the free encyclopedia
Çmimi Man Booker International (anglisht: Man Booker International Prize) është çmim letrar ndërkombëtar që ndahet në Mbretërinë e Bashkuar. Ky çmim u krijua më 2004 për të komplementuar Çmimin Man Booker,[1] dhe sponzorizohet nga Man Group. Nga viti 2005 deri në vitin 2015 çmimi iu nda çdo dy vjet një autori të gjallë të çfarëdo kombësie, për tërësinë e veprës së tij të publikuar në anglisht ose të përkthyer në anglisht.[2] Ai shpërblente kreativitetin e vazhdueshëm, zhvillimin dhe kontributin e përgjithshëm për letërsinë në nivel global.[3] Anëtarët e jurisë për çdo vit krijonin listën e tyre të autorëve, në vend që të pranonin kandidime.[2]
Man Booker International Prize | |
---|---|
Përshkrimi | Veprimtari jetësore (2005-2015), për librin më të mirë të përkthyer në anglisht (2016-) |
Shteti | Britania e Madhe |
Prezantuar nga | Man Group |
Çmime(t) | £50,000 |
Themeluar | 2004 Ndarë për herë të parë më = 2005 |
Uebfaqja | themanbookerprize |
Që nga viti 2016 e tutje, çmimi i ndahet çdo vit një libri të vetëm të përkthyer në anglisht, duke shpërblyer fituesin me një shumë prej £50,000 e cila ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.[4]