Metri katror
From Wikipedia, the free encyclopedia
Metri katror është njësia e prejardhur e sipërfaqes në SI me simbolin m2. Është përkufizuar si sipërfaqja e një katrori, brinjët e të cilit janë saktësisht 1 m. Metri katror derivohet nga njësia e metrit në SI i cili vetë perkufizohet si gjatësia e rrugës së përshkuar nga drita në vakumin absolut gjatë një intervali kohor të 1\299,792,458 pjesë të sekondes. Shtimi dhe zbritja e prefiksave të SI-së krijon shumëfishat dhe nënfishat por meqë njësia është në katror, madhësia e diferencës ndërmjet njësive dyfishohet në lidhje me njësite lineare. Për shembull, një kilometer është 1000 (një mijë) here gjatësia e një metri por një kilometer katror është 1000000 (një milion) herë sipërfaqja e nje metri.Pra,m2 100 * 100
.