NASA
From Wikipedia, the free encyclopedia
Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane shkurt AKAH, (anglisht: National Aeronautics and Space Administration, NASA) u themelua në vitin 1958, është agjencia përgjegjëse për programe hapësinore publike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fondi i saj vjetor për vitin 2007 kapi shumën prej 16.8 miliardë dollarësh. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për kërkime afatgjata aerohapësinore civile dhe ushtarake. AKAH dallohet nga organizata evropiane hapësinore AHE, detyrë e së cilës është vetëm bashkërenditja e projekteve hapësinore në shërbimin civil të studim-kërkimit të hapësirës.
Shtysa e AKAH-s është shprehja latine ad astra per aspera, që do të thotë: tek yjet nëpër vështirësi.