Përdoruesi:Roboti Tung/Importimi automatik i artikujve
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kjo faqe u vjen në ndihmë përdoruesve të cilët kanë njohje të avancuar mbi strukturën dhe funksionimin e Wikipedias. Në qoftë se ju nuk dini ende të redaktoni një faqe mund tia filloni këtu, në qoftë se nuk dini se si krijohet një artikull fillojani këtu. Hapat e mëposhtëm janë më kompleksë dhe jo vetëm që kërkojë të keni përvojë në Wikipedia, por edhe në gjuhët e programimit Python, PHP etj.
Kjo faqe nuk listohet në rezultatet e kërkimit dhe mund të redaktohet vetëm nga administratorët. Për të parë këtë faqe ju duhet të keni titullin ekzakt të faqes. |
Importimi automatik i artikujve është një funksion shumë i dobishëm në Wikipedia. Kështu mund ti kursejmë vetes kohë dhe energji. Dobia e "impotimit automatik" shfaq gjithë potencialin e saj në rastin e artikujve që lidhen nga e njëjta temë. Përpara se të futemi në hollësi; duhet të dini se ky nuk është një funksion i brëndshëm i Wikipedias, por realizohet përmes mjeteve të jashtme siç janë robotët. Ekzistojnë disa platforma robotësh që kryejnë këtë funksion, por më poshtë do të përmëndet vetëm platforma e robotëve në gjuhën Python që operojnë përmes pywikipedia framework, mënyrë që është testuar edhe më parë në Wikipedian në shqip përmes Robotit Tung. Për të njohur më tej platformën e robotëve pywikipedia vizitoni faqen Botwiki.