Pirro i Epirit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pirro i Epirit (319-272 p.e.s., ) ishte një nga gjeneralet më të shquar të asaj kohe dhe mbret i Epirit dhe i Molosise. Ai ishte greki i ardhur nga fisi I epirotëve, ndihmues edhe aleat të popujve italian qe ishin në luftë me Romën. Thirrej "shqiponjë" nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. kaloi ngushticën e Otrantos me 20 000 këmbësorë, 3000 kalorës dhe rreth 200 elefantë, për të luftuar kundër Romës, e cila rrezikonte qytetin e Tarantos. Në krye të ushtrive të përbëra nga Molosët, Thesprotët dhe Kaonët, Pirro arriti fitore të dhimbshme kundër ushtrive romake. Në kulturën perëndimore sot shprehja "Fitorja e Pirros" nënkupton një fitore me sakrifica të mëdha.