Shqiptarët në Australi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët në Australi, të njohur edhe si shqiptaro-australianë (ang. Albanian Australian), përbëjnë një komunitet prej 13,142 banorësh, sipas censusit australian të vitit 2011.[1]
Shqiptarët filluan të nguliten në Australi nga fillimi i viteve 1920, kryesisht ne Queensland, Australinë Perëndimore dhe Shepparton në Victoria. Kjo mbaroi më fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Ngulitja për në Australi rifilloi në vitet 1950 si pasoje e mbarimit të luftës dhe largimit nga sistemi komunist. Shqiptarët erdhën nga Shqipëri, por edhe nga Greqia, Italia jugore dhe Kosova dhe republikat tjera të ish-Jugosllavisë. Ne fillim të viteve 1990, emigrues erdhën nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia, si pasojë e luftërave dhe trazirave që kapluan Ballkanin në atë kohë.