Shqiptarët në Viktori
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët në Viktori, shtet i Australisë, përbëjn një bashkësia mërgimtarësh të vendosur të parën herë në vitet e ’20-tat ë shekullit XX-të.
Figurat e regjistrimit të popullësisë në vitit 2011, tregojnë 1501 viktorian të lindur në Shqipëri, që do thotë 63% të numrit të përgjithshëm të të lindurve në Shqipëri. Shumica, 82% flasin shqip në shtëpi, një numër i vogël flet greqisht dhe italisht dhe vetëm 6% flasin anglisht në shtëpi. Popullata pothuaj për nga mosha është përafërsisht e balancuar me numër te njëjtë të njerëzve mbi dhe nën moshën 55 vjeçare. Tradita e gjatë shqiptare e ndërlidhur me bujqësi vazhdon, 20% të tyre janë të punësuar në ferma dhe industrinë e ndërlidhur me ferma. Kjo përqindje nuk përmban në vete numrin e punëtorëve jashtë fermave në komunitetet rurale. Ndërlidhja rurale këtu prap është evidente, 22% e popullatës jeton në rajonin Greater Shepparton. Një numër i konsiderueshëm jeton në zonën urbane, 13% në Brimbank dhe 12% në Whittlesea.[1]