Sistemi për menaxhimin e bazës së të dhënave
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sistemi për menaxhimin e bazës së të dhënave (ang. DBMS , Database management system) është një paketë softuerike me programe kompjuterike të cilat kontrollojnë krijimin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e bazës së të dhënave. Ai i mundëson organizatave të ndryshme që të zhvillojnë baza të dhënash që iu nevojiten për aplikacionet e tyre. Baza e të dhënave është një grumbull rreshtash, skedarësh dhe objektesh tjera të integruara që nevojiten për një aplikacion. Një DBMS i mundëson aplikacioneve të ndryshme të qasen në të njëjtën bazë të dhënash. DBMSs shfrytëzon një sërë modelesh të bazave të të dhënave siç janë Modeli relacional ose modeli me objekte. Ky sistem përdor gjuhën e pyetësorëve (ang. query language),të cilat thjeshtojnë krijimin e aplikacioneve të ndryshme. Gjuhët e të dhënave gjithashtu thjeshtojnë edhe organizimin e bazës së të dhënave, marrjen dhe prezantimin e informatave nga ajo bazë. DBMS ofron lehtësira për kontroll të qasjes në të dhëna, duke krijuar integritetin e të dhënave, kthimin e të dhënave mbas dështimeve në sistem duke i kthyer ato nga kopja rezervë (ang. back up) dhe ofron siguri në të dhënat.