Targat e automjeteve të Bashkimit Evropian
From Wikipedia, the free encyclopedia
Targat e automjeteve të Bashkimit Evropian ose targat e automjeteve të sheteve anëtare të BEsë, janë të bazuara në një format të përbashkët:
- ato kanë një shirit blu në të majtë të targës, në të cilin ndodhet flamuri i BE me 12 yje dhe sigla ndërkombëtare në të cilin automjeti është regjistruar.
- kanë një format standart si ato të cilat kanë fushë të bardhë, si ato të cilat janë me fushë të verdhë, gërmat i kanë në ngjyrë të zezë. Targat me fushë të verdhë përdoren në, Holandë, Luksemburg, Britani e Madhe edhe (Francë deri në vitin 2009), përdorin targa të verdha vetëm atë të pasme, ndërsa ato përpara janë të bardha. Luksemburgu, Britania e Madhe edhe Franca përdorin gjithashtu targa plastike, ndryshe nga vëndet e tjera të BE të cilat përdorin targa metalike.
Përpara se targat të kishin një format të përbashkët, automjetet që udhëtonin në shtete të huaja duhet të kishin në pjesën e pasme të autmojetit shenjën ovale me siglën ndërkombëtare të shtetit përkatës. Por tani nuk është më e nevojshme me formatin e ri të targave.