Turizmi në Rusi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Turizmi në Rusi ka parë një rritje të shpejtë që nga kohërat e vona të Bashkimit Sovjetik, së pari turizmi vendas dhe më pas edhe ai ndërkombëtar. Trashëgimia e pasur kulturore dhe shumëllojshmëria e madhe natyrore e vendosin Rusinë ndër destinacionet më të njohura turistike në botë. Duke mos përfshirë Krimenë, vendi përmban 23 vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërsa shumë më tepër janë në listat provuese të UNESCO-s.[1]
Rrugët kryesore turistike në Rusi përfshijnë një udhëtim rreth Unazës së Artë të qyteteve antike, lundrime në lumenjtë e mëdhenj përfshirë Vollgën, dhe udhëtime të gjata në herkurudhat e famshme Trans-Siberike. Rajone të ndryshme dhe kultura etnike të Rusisë ofrojnë shumë ushqime dhe suvenire të ndryshme, dhe tregojnë një larmi të madhe të traditave, duke përfshirë Maslenitsa ruse, Tatar Sabantuy, ose ritualet shamaniste siberiane. Në vitin 2013, Rusia u vizitua nga 33 milionë turistë, duke e bërë atë vendin e nëntë më të vizituar në botë dhe të shtatin më të vizituarin në Evropë.[2]