Vështirësitë në të nxënë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Vështirësitë në të nxënë ose vështirësitë në të mësuar janë një gjendje e trurit që shkakton vështirësi në të kuptuar ose në përpunimin e informacionit dhe mund të shkaktohet nga disa faktorë të ndryshëm. Duke pasur parasysh "vështirësitë në të nxënë në një mënyrë tipike", kjo nuk e përjashton mundësinë e të nxënit në një ose disa mënyra të tjera ose të ndryshme. Prandaj, tek disa individë ose njerëz mund të jetë më i saktë formulimi si një lloj gjendje e një "të mësuari ose të nxëni të ndryshëm", duke shmangur çdo keqkuptim të të qenit njeri me aftësi të kufizuara ose me mungesën e aftësisë për të mësuar, e të cilat pastaj mund të rezultojnë në stereotipe negative. Në disa shtete, termi "paaftësi në të nxënë (learning disability)" në përgjithësi i referohet një aftësie të kufizuar intelektuale, ndërsa vështirësi të tilla si disleksia dhe dispraksia zakonisht konsiderohen si "vështirësi në të nxënë".
Në terminologjinë ndërkombëtare lidhur me këtë problematikë ekzistojnë dallime të konsiderueshme. Dallimet vërehen si në emërtimin ashtu edhe në përkufizimin e problemit në fjalë.
Vitet e fundit ka patur ndryshime në politikat arsimore, ku të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta që ishin në shkolla speciale, janë përfshirë në klasa normale. Tashmë,nëpër klasa ka nxënës me dallime të mëdha në aftësinë e të nxënit, në aftësitë sociale dhe në motivimin për të mësuar,nxënës me vështirësi përgjatë të nxënit,nxënës me hiperaktivitet dhe çrregullime të vëmendjes, por edhe autikë.