Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
From Wikipedia, the free encyclopedia
Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të njohur edhe si Pesëshja e përhershme, Pesëshja e madhe ose P5, janë këto pesë qeveri: Franca, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Këto anëtarë përfaqësojnë fuqitë e mëdha, që dolën fitues në Luftën e Dytë Botërore,[1] duke përfshirë Francën e cila është çliruar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Forcave të lira franceze.
Çdo anëtar i përhershëm ka të drejtën e vetos, që i lejon ato të parandalojnë miratimin e ndonjë draft-rezolute të Këshillit, pa marrë parasysh nivelin e përkrahjes ndërkombëtare të draftit.