Bastarnët
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bastarnët (Latin: Bastarni, ose Basternae; greqishtja e lashtë: Βαστάρναι ose Βαστέρναι) të njohur edhe si Peucinët (greqishtja e lashtë: Πευκῖνοι)[1] ishin dy popuj të lashtë që midis viteve 200 para Krishtit dhe 300 pas Krishtit banuan zona në veri të kufirit romak në Danubin e Poshtëm. Bastarnët jetuan në rajonin në mes të maleve Karpate dhe lumit Dnieper, në veri dhe në lindje të Dakisë. Peucinët pushtuan rajonin në veri të deltës së Danubit. Në vitin 183 pes bastarnët bënë përpjekje për ta pushtuar dhe kolonizuar Dardaninë por pa sukses.