Blizzard Entertainment
From Wikipedia, the free encyclopedia
Blizzard Entertainment, Inc. është kompani zhvilluese dhe publikuese e lojërave kompjuterike e themeluar më 8 Shkurt, 1991 me emrin Silicon & Synapse nga tre studentë, Michael Morhaime, Allen Adham dhe Frank Pearce.
Kompania aktualisht është pjesë përbërëse edhe e kompanisë publikuese amerikane Activision Blizzard, e cila është nën pronën e Vivendi SA. E ndodhur në Irvine, Kaliforni, kompania në fillim ishte e fokusuar në krijimin dhe adaptimin e softuerit për studiot tjera zhvilluese, para se të filloj zhvillimin e softuerit të tyre në vitin 1993 ku vlejnë të përmenden lojërat si Rock n' Roll Racing dhe The Lost Vikings.
Në vitin 1994 kompania mori emrin Blizzard Entertainment Inc para se të kërkohej nga distributorët Davidson & Associates dhe më vonë nga Vivendi. Pas pak kohësh, Blizzard nxorri në shitje lojën e famshme Warcraft: Orcs & Humans. Blizzard më vonë krijoi edhe disa lojëra tjera të suksesshme, duke përfshirë Warcraft, StarCraft dhe seritë e Diablo.
Më 9 Korrik, 2008, Activision zyrtarisht u bashkua me Vivendi Games.