Cagliari Calcio
From Wikipedia, the free encyclopedia
Cagliari Calcio (Italisht: [ˈkaʎʎari], Shqip: Kaljari Kalçio) është një klub futbollistik italian me seli në qytetin e Kaljarit, Sardenjë. Klubi u themelua në vitin 1920 dhe aktualisht luan në Serie A, duke shpenzuar vitet e fundit në elitë dhe në Serie B. Kaljari do të luajë në Serie B në sezonin 2015–16 pas rënjes nga Serie A.
Emri i plotë | Cagliari Calcio S.p.A. | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | I Rossoblu (Kuqeblutë) Gli Isolani (Ishullorët) I Sardi (Sardenjasit) Castéddu (Cagliari në gjuhën sardenjase) | |||
Themeluar | 30 maj 1920; 103 vite më parë (1920-May-30) | |||
Stadiumi | Sardegna Arena | |||
Kapaciteti | 16,233 | |||
Pronari | Tommaso Giulini | |||
Presidenti | Tommaso Giulini | |||
Menaxheri | Rolando Maran | |||
Liga | Serie A | |||
2022-23 | 5., Serie B | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Klubi e ka fituar Skudeton në vitin 1970, ku skuadra udhëhiqej nga golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares italiane, Gigi Riva. Ky triumf ishte i pari për një klub nga jugu i Romës. Ngjyrat e Kaljarit janë bluja dhe e kuqja. Stadiumi i klubit është Stadio Sant'Elia me 5,000 vende (do të bëhet me 15,000 vende pas rikonstruksionit) që ndodhet në qytetin e Kaljarit. Gjatë sezonit 2012–13, klubi përkohësisht i luante ndeshjet si vendas në Stadio Is Arenas në Quartu Sant'Elena.
Performanca më e mirë e klubit në Europë është në Kupën UEFA 1993–94, ku u eleminuan nga Interi në gjysmë-finale.