Cetacetë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Cetacetë (Cetacea, nga latinishtja cetur "balenë" dhe greqishtja ketos "peshk i madh"[1]) janë një degë gjërësisht e përhapur e e gjitarëve të detit, mishngrënës dhe me pendë. Pjesë e rendit të cetaceve, Cetacea, janë nënrendet: Odontoceti (balenat me dhëmbë, ku përfshihen edhe delfinët dhe marsuinët), Mysticeti (balenat me mustaqe) dhe Archaeoceti (paraardhësit e balenave të sotme, sot të zhdukur). Ka rreth 89 lloje të cetaceve, ku 70 i takojnë nënrendit Odontoceti. Edhe pse hisorikisht është menduar se cetacetë kanë prejardhje nga Mesonychid-ët, provat molekulare tregojnë se janë kushërinjë të dythundrakëve (Artiodactyla). Kohët e fundit, cetacetë grupohen në rendin Cetartiodactyla (kombinim i Cetacea + Artiodactyla), dhe më të afërmit e tyre të gjallë janë kuajt e Nilit dhe thundrakët e tjerë (devetë, derrat dhe dhentë), me të cilët u ndanë rreth 50 milionë vjet më parë.
Cetacetë | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Infraklasa: | Eutheria |
Mbirendi: | Laurasiatheria |
Rendi: | Cetacea |
Ndarja | |
Mysticeti | |
Shumëllojshmëria | |
Rreth 88 lloje |