Citologjia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Citologjia është shkenca që merret me studimin e qelizës. Citologjia studion formën, funksionin dhe krijimin e qelizës. Qeliza është njësia baze themelore morfo-funksionale e të gjitha qënieve të gjalla. Sot citologjia zë vend qëndror në biologji.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Me bashkimin e qelizave të cilat kanë prejardhje të njëjtë embrionale, e që kryejnë fuksion të përbashkët, krijohen indet
Çdo qelizë, pa marrë parasysh formën, madhësin dhe karakterin e aktivitetit të saj, që të mbahet në jetë, duhet të ketë së paku tri sisteme strukturore - kimike, që janë:
- sistemi i membranave, i cili e përkufizon materialin qelizor dhe të gjitha organelet e saj, rregullon qarkullimin e materieve brenda dhe jashtë saj si dhe siguron funksionin mbrojtës.
- sistemi që e furnizon qelizën me energji dhe,
- sistemi që e siguron rigjenerimin e qelizës.