Coppa Italia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Coppa Italia (shqip Kupa e Italisë), është një kompedicion i përvitshëm futbollistik në Itali. Edicioni i parë u zhvillua në vitin 1922 dhe u fitua nga Vado.
Themeluar | 1922 |
---|---|
Rajoni | Italia |
Numri i skuadrave | 78 |
Kampioni aktual | Juventus (14 tituj) |
Skuadra më e suksesshme | Juventus (14 tituj) |
Transmetuesit televizivë | Mediaset |
Uebfaqja | Uebfaqja zyrtare e Coppa Italia-s |
2021–22 Coppa Italia |
Edicioni i dytë u caktua për sezonin 1926–27 por u anullua në raundin e 16-tave. Edicioni i tretë nuk u zhvillua deri në sezonin 1935–36 kur u vendos të zhvillohej çdo vit. Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore ndërprenë zhvillimin e turnamentit pas sezonit 1942–43 por më pas rifilloi sërisht në vitin 1958 dhe është zhvilluar çdo vit që atëherë.
Juventus është ekipi më i suksesshëm i këtij kompedicioni me 13 trofe, e ndjekur nga Roma me 9. Juventus gjithashtu ka zhvilluar më shumë finale, 18, e ndjekur nga Roma me 17. Fituesi mund të veshi një "tricolore" (shqip: trengjyrësh), i ngjashëm me rrethët që gjenden në avionët ushtarakë dhe automatikisht kualifikohet për në UEFA Ligën e Europës