E drejta e grave për të votuar
e drejta ligjore e grave për të votuar / From Wikipedia, the free encyclopedia
E drejta e grave për të votuar (anglisht: Women's suffrage: njihet edhe si votimi i grave)[1] është një lëvizje për të drejtat e grave për të votuar dhe për të kandiduar për post zgjedhor. Të drejta të kufizuara e votimit janë fituar nga gratë në Finlandë, Islandë, Suedia dhe disa shtete perëndimore të SHBA në fund të shekullit të XIX-të.[2] Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare formuar për të koordinuar përpjekjet për të fituar të drejtën e votës, në veçanti "Aleanca ndërkombëtare për të drejtën e votës për gratë" (1904), e cila gjithashtu ka punuar për të drejtat civile të barabarta për gratë.[3]
Në vitin 1881 Ishulli i Man (jo pjesë e Mbretërisë së Bashkuar) miratoj Aktin Zgjedhor Manx i cili i dha grave të cilat ishin pronare të pronave të drejtën e votës në parlamentin e vendit, Tynwald. Në vitin 1893, Zelanda e Re, atëherë një koloni britanike vetë-qeverisëse, u dha grave të moshës madhore të drejtën e votës, dhe kolonia vetëqeverisëse e Australisë Jugore, tani një shtet Australian, veproj njëjtë në vitin 1894, kjo e fundit gjithashtu i lejoj gratë të kandidojnë për pozitë. Në vitin 1901 disa koloni britanike u bën federata të Bashkësisë së Australisë, dhe gratë fituan të drejtën e votës dhe të drejtën e kandidimit në zgjedhjet federale nga viti 1902, por kufizimet diskriminuese kundër grave (dhe burrave) autokton australianë (anglisht: Aboriginal Australians) për të votuar në zgjedhjet kombëtare nuk u hoq tërësisht deri në vitin 1962.[4][5][6]