Faik bej Konica
shkrimtar shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Faik bej Konica (Konicë, 15 mars 1875 - Uashington, 15 dhjetor 1942) ka qenë figurë qëndrore e lëvizjes kombëtare, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, publicist, gazetar ,drejtues i Vatrës dhe diplomat shqiptar. Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përkohshmja e tij Albania ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare për trembëdhjetë vjet. Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare.[1]
Faik Konica | |
---|---|
Skeda:Faik-konica.jpg | |
U lind më | 15 mars, 1875 Konicë, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 15 dhjetor 1942 Uashington |
Emri i letrave | Trhank Spirobeg, Pyrrhus Bardyli, Jean de Croia, dhe 20 emra, pseudonime e iniciale. |
Kombësia | shqiptar |
Gjinitë letrare | Prozë, poezi, ese |
Është po ashtu autor i dy romaneve të shkruar në gjuhën frënge me nofkën Jean de Croia (sq. Gjoni i Krujës), Le mariage de Leila suivi de Sotiri et Mitka (Martesa e Lejlës pasuar nga Sotiri dhe Mitka) botuar më 1911 në Paris.[2] Ai po ashtu ka mësuar edhe gjuhën Italiane.