Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ato konsistojnë në Forcat tokësore, Forcat Ajrore, Marina, Trupat e Marinës dhe Roja Bregdetare.[1]
Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës | |
---|---|
Paradë në Fort Myer, Virxhinia në tetor 2001. | |
Degët | Forcat tokësore të SHBA Trupat e Marinës Së SHBA |
Qendra e Bazës | Pentagoni, Arlington, Virxhinia |
Komanda | |
Presidenti | Barack Obama |
Ministri i Mbrojtjes | Chuck Hagel |
Shefi i Shtabit | Martin Dempsey |
Fuqia njerëzore | |
Ushtria mosha | 17–62 vjeç |
Në Dispozicion për shërbim ushtarak |
73,270,043 meshkuj, mosha 18–49 (2010), 71,941,969 femra, mosha 18–49 (2010) |
Të Aftë për shërbim ushtarak |
60,620,143 meshkuj, mosha 18–49 (2010), 59,401,941 femra, mosha 18–49 (2010) |
Arrijnë moshën ushtarake çdo vit |
2,161,727 meshkuj (2010), 2,055,685 femra (2010) |
Personel aktiv | 1,456,862 (renditur 2-ta) |
Personeli rezervë | 1,458,500 |
Shpenzimet | |
Buxheti | $549.4 miliardë (FY11) (e para për nga shpenzimet e 11-ta për nga përqindja e GDP) |
Përqind e GDP-së | 4.9% (2011 est.) |
Artikuj të ndyshëm | |
Historia | Lufta revolucinare e Amerikës Periudha e herët kombëtare Zgjerimi Kontinental Lufta Civile Amerikane (1861–1865) Koha pas Luftës Civile Lufta e Parë Botërore (1917–1918) Lufta e Dytë Botërore (1941–1945) Lufta e ftohtë (1945–1991) Lufta e Koresë (1950–1953) Lufta e Vietnamit (1959–1975) Lufta e gjirit persik (1990-1991) Lufta e Kosovës (1999) Lufta ndaj Terrorizmit (2001–tani) Lufta në Afganistan (2001–tani) Lufta e Irakut (2003–2011) Të tiera |
Gradat | Oficer Ushtrie Oficer Sigurie |
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, dhe ndihmon të krijojë politikat ushtarake së bashku me Departamentin e Mbrojtjes (DoD), një departament federal ekzekutiv, organi kryesor nga i cili mbahen politikat ushtarake. Departamenti i Mbrojtjes drejtohet nga Sekretari i Mbrojtjes, i cili është civil dhe anëtar i kabinetit. Sekretari i Mbrojtjes është i dyti në komandë në zinxhirin komandues të forcave të armatosura, mbas Presidentit, dhe shërben si ndihmësi kryesor i presidentit në të gjitha çështjet e lidhura me mbrojtjen.[2] Për të koordinuar veprimet ushtarake me diplomacinë, Presidenti ka si këshilltar Këshillin e Sigurisë Kombëtare i drejtuar nga një Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Si Presidenti dhe Sekretari i Mbrojtjes këshillohen nga një këshill me shtatë anëtarë me Shefat e Shtabeve, të cilët përfshijnë kryetarin e çdo dege të Departamentit të Mbrojtjes po ashtu edhe kryetarin e Byrosë Kombëtare të Gardës. Drejtimi i është besuar Kryetarit të Shefave të Shtabeve të Bashkuara dhe Nënkryetarit të Shefave të Shtabeve të Bashkuara.[3] Komandanti i Rojës Bregdetare nuk është anëtar i Shefave të Shtabeve të Bashkuara.
Të gjitha degët punojnë së bashku gjatë operacioneve dhe misioneve të përbashkëta, nën Komandën e Unifikuar Luftarake, nën autoritetin e Sekretarit të Mbrojtjes me përjashtim të Rojes Bregdetare. Roja Bregdetare është nën administrimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe i merr urdhërat oeracionale nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare. Roja Bregdetare mund të transferohet tek Departamenti i Marinës nga Presidenti ose Kongresi në rast lufte.[4]
Që prej fillesave të veta, forcat e armatosura kanë luajtur një rol vendimtar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ndjenjë e unitetit dhe identitetit kombëtar u farkëtua si rezultat i fitores në Luftën e Parë Barbare dhe Luftën e Dytë Barbare. Edhe pse, baballarët e shtetit ishin dyshues për një forcë ushtarake të përhershme dhe jo deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore u zyrtarizua një ushtri e përhershme e madhe.
Forcat e armatosura të ShBA-ve janë një nga ushtritë më të mëdha në botë përsa i përket numrit të personelit. Ka mangësi në fuqi njerëzore përsa i përket vullnetarëve të paguar; megjithëse shërbimi i detyrueshëm është përdorur më parë në kohë të ndryshme si në kohë lufte dhe paqje, dhe nuk është përdorur që prej vitit 1972. Që prej 2013, ShBA shpenzojnë rreth $554.2 miliardë në vit për të financuar forcat ushtarake, dhe i cakton një fond prej rreth $88.5 miliardë për financimin e Operacineve të Kontigjenteve Përtej Deteve.[5] Së bashku, ShBA-të shpenzojnë 39 përqind të shpenzimeve botërore ushtarake.