Skënderbeu
komandant fisnik dhe ushtarak shqiptar (1405–1468) / From Wikipedia, the free encyclopedia
Gjergj Kastrioti (l. 6 maj 1405 – v. 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu (nga turqishtja osmane: اسکندر بگ İskender Bey), ishte një feudal dhe udhëheqës ushtarak arbër ,që në fillesë luftoi për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi një kryengritje kundër saj.
Skënderbej | |
---|---|
Dominus Albaniae (Zot i Arbërisë) | |
Udhëheqësi i Lidhjes së Lezhës | |
Mbretërimi | 2 Mars 1444 - 17 Janar 1468 |
Paraardhës | vetë |
Pasardhës | Lekë Dukagjini |
Princ i Principatës së Kastriotit | |
Mbretërimi | 28 Nëntor 1443 - 17 Janar 1468 |
Paraardhës | Gjon Kastrioti |
Pasardhës | Gjon Kastrioti II |
Bashkëshorte | Donika Kastrioti |
Fëmijë | Gjon Kastrioti II |
Shtëpia | Kastriotët |
I ati | Gjon Kastrioti |
E ëma | Vjosa Tribalda |
U lind | 1405 Principata e Kastriotit |
Vdiq | 17 janar 1468 Lladroc, Republika e Venedikut |
Varrimi | Kisha e Shën Nikollës, Lezhë[1] |
Besimi | Mysliman (1423–1443) Katolik romak (1443–1468) |
Nënshkrimi |
Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. U ngrit sipas gradave duke u bërë deri sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Më 1443, ai braktisi ushtrinë osmane gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, në një territor nga Petrela në Modriçit. Në vitin 1444, ai themeloi Lidhjen e Lezhës me mbështetjen e fisnikërisë bashkëkohëse.
Në vitin 1451, Skënderbeu nënshkroi traktatin e Gaetës, ku njohu sovranitetin de jure të Mbretërisë së Napolit mbi Arbërinë, duke siguruar një aleancë mbrojtëse, edhe pse mbeti një sundimtar de facto i pavarur. Në vitet 1460–61 mbështeti Ferdinandin I të Napolit në luftërat kundër Gjonit papa Piut II, por papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me venedikasit luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.
Skënderbeu shquhet si një ndër komandantët më të rëndësishëm të historisë ushtarake të kohës së tij, si më këmbëngulësi – dhe përherë fitimtari – kundër Perandorisë Osmane në kulmin e saj.