Harta
përfaqësimi vizual i një zone / From Wikipedia, the free encyclopedia
Harta (nga greqishtja: χάρτητς leter, fletë), fotografi-vizatim i zvogeluar i sipërfaqes së Tokës, i ndonje pjese të sipërfaqës së Tokës ose trupi qiellor. Sipërfaqja e Tokës për shkak të formes së saj nuk mund të paraqitet në rrafsh pa deformime dhe nuk mund të paraqiten të gjitha imtësitë e as objektet e sipërfaqës së Tokës.
Hartat përdoren për nevoja të ndryshme si në: ekonomi, teknikë, për nevoja ushtarake dhe kulturore, dhe ndahen për nga përmasa, përmbajta dhe lloji. Shkenca e cila merret me përpilimin, përpunimin dhe shtypjen-botimin e hartave quhet Hartografi.