Haxhì
From Wikipedia, the free encyclopedia
Haxhi (arabisht: الحجّي al-Hājj) në trajtë të pashquar, e në trajtë të shquar Haxhiu ose Haxhia (turqisht: Hacı) është një titull që i është dhënë fillimisht një myslimani që ka përfunduar me sukses Haxhilëkun në Mekë.[1] Përdoret gjithashtu për t'iu drejtuar një të moshuari, pasi duhet kohë për të grumbulluar pasurinë për të kryer udhëtimin, dhe në disa shoqëri myslimane është një titull përnderimi për një njeri të çmuar. Titulli vendoset para emrit të personit; p.sh. Zekë Biberaj bëhet Haxhi Zekë Byberi.
Përdoret gjithashtu në Krishtërimin Ortodoks për njerëz që kryejnë pelegrinazh në varrin e Krishtit në Jeruzalem. Mund t'i shtohet më pas mbiemrit të burrit (p.sh. Haxhimihali) ose para emrit për gratë (Haxhika).
Haxhi rrjedh nga gjuha arabe ḥājj, që është pjesorja në diatezë veprore e foljes ḥajja ("për të bërë haxhin/pelegrinazhin"). Forma alternative ḥajjī rrjedh nga emri i Haxhit me mbrapashtesën mbiemërore -ī, dhe kjo është forma që kanë marrë gjuhët joarabike. Në disa zona titulli është bërë mbiemër i familjes, për shembull, mbiemri boshnjak Haxhiosmanoviq ("biri i Haxhi Osmanit"); .