Hipnoza
një gjendje e rritjes së pranueshmërisë ndaj sugjerimeve dhe drejtimeve / From Wikipedia, the free encyclopedia
Hipnoza (nga greq. "ipno-s" - gjumë, dhe perëndia greke e gjumit Hipnos) është një gjëndje e hamendësuar e ndërgjegjes së ndryshuar dhe karakterizohet nga një sugjestionimshmëri të lartë. Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të sugjestionit gojor. Me ndikime kuptohet një mendim (ide) apo komunikim bartës i një mendimi që nxjerr një përgjigje të fshehur ose të njohur nga personi pa ndërmjetësinë e aftësive të larta kritike.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë njerzit, megjithëse disa njerëz përjetojnë nën hipnozë një rritje të të ndikuarit dhe ndjenjës nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të ndërgjegjes.
Nën gjëndjen e hipnozës njeriu është pasiv, dhe krejtësisht nën ndikimin e kërkesave të mjedisit të jashtme. Ndryshimi i mënyrës se të sjellurit, vepruarit, shijuarit, ndijuarit dhe menduarit, realizohen nga personi vetëm nën komandën e hipnotizuesit.