Historia e Finlandës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Sipas burimeve arkeologjike finlandeze, viset e tanishme të Finlandës kanë qenë të populluara rreth vitit 8500 p.e.s., gjatë kohës së gurit, kur është shkrirë akulli i viseve të brendshme në periudhën e fundit të ngricës. Banorët e parë duket se kanë jetuar nga ajo ç'ka kanë gjetur në tokë dhe burim tjetër i ushqimit ishte deti. Sipas këtyre burimeve supozohet se folësit e gjuhës fino-urgik, kanë arritur në këtë pjesë gjatë kohës së gurit, me gjasë kanë qenë vendbanimet e para të mezolitit. Si fillim i bujqësisë llogaritet të ketë qenë ardhja e kulturës së përpunimit të qeramikës në jug të Finlandës rreth 3200 p.e.s. Sido që të jetë këto burime thonë se ushqimi kryesor i popullatës së kësaj ane ka qenë peshku i peshkuar në det, e veçanërisht në pjesën veriore dhe lindore të Finlandës.
Koha e bronzit (1500-500 p.e.s.) dhe e hekurit (500 p.e.s.-1200), karakterizohet me një komunikim intensiv me skandinavët, banorët e Rusisë veriore dhe regjionit Baltikë. Të dhëna të shkruara për historinë e Finlandës para shekullit XII nuk ekziston, të vetmet burime janë mitet dhe legjendat të imagjinuara që vijnë nga vendet skandinave e që tërthorazi flasin për parin e fiseve finlandeze. Përkundër shkencëtarëve skandinavë, ata finlandezë janë më objektivë dhe nuk provojnë të krijojnë nga fantazia e dëshirës mite dhe legjenda.
Për gjenezën e Finlandës, burimet finlandeze përdorin mitet që lindin nga Suedia e të cilat thonë se Finlanda ishte e lidhur ngushtë me Suedinë për afro 700 vite, që nga 1154 sipas hipotezës : Eriku i kuq apo Mbreti Suedisë Eriku, ka filluar krishterimin e këtyre viseve. Ndërsa në anën tjetër thonë se familjet finlandeze kanë qenë të krishterë një mijë vjet më parë dhe se historikisht unioni ka filluar nga Birger Jarl's është marrë një ekspeditë nga pjesa qendrore të Finlandës në vitin 1249. Suedishtja ka filluar të bëhet gjuhë dominuese e administratës dhe edukimit (?), ndërsa shkrimi finlandishtes është përdorur për qëllime religjioze.