Joga
From Wikipedia, the free encyclopedia
Joga (nga Devanagari: योग = lidhje, bashkim) është një emërtim në filozofinë hinduiste që tregon tërësinë e teknikave trupore apo mendore të cilat lejojnë bashkimin e trupit, mendjes dhe shpirtit me Perëndinë (apo Paramatman). Kushdo që ndjek ushtrimin e jogës quhet jogi apo jogin (gratë quhen jogini).
Joga është një prej gjashtë shkollave klasike të quajtura Darshana. Format e jogës janë të shumta e të ndryshme dhe shpesh kanë filozofinë dhe ushtrimin vetjak.
Joga në vetvete përmbledh shumë ushtrime trupore dhe mendore si: Asanasi, Pranajama, Jama, Nijama, Krijasi, Përsiatja, dhe Agjërimi.