Kastriotët
Shtëpia shqiptare e mesjetës / From Wikipedia, the free encyclopedia
"Historia e kohës së re" Shtëpia e Kastriotëve ishte një familje fisnike shqiptare, aktive në shekujt 14-të dhe 15-të si sundimtarë të Principatës së Kastriotëve. Në fillim të shekullit të 15-të, familja kontrollonte ne fillim një territor në rajonin e Dibrës me vone dhe te Matit. Anëtari më i shquar ishte Gjergj Kastrioti, i njohur më mirë si Skënderbeu, i konsideruar sot si një hero shqiptar për udhëheqjen e rezistencës kundër përpjekjeve të Mehmed Pushtuesit për të zgjeruar Perandorinë Osmane në Shqipëri. Pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Principatës në 1468, familja Kastrioti i dha besnikërinë e saj Mbretërisë së Napolit dhe iu dha kontrolli mbi Dukatin e San Pietro në Galatinë dhe Kontenë Soleto, tani në provincën e Leçes, Itali. Ferrante (vdiq më 1561), i biri i Gjon Kastrioti II, Duka i Galatinës dhe Konti i Soletos, është paraardhësi i drejtpërdrejtë i të gjithë anëtarëve meshkuj të familjes Kastrioti sot. Sot familja përbëhet nga dy degë italiane, njëra në Leçe dhe tjetra në Napoli. Pasardhësit e Shtëpisë së Kastriotëve në Itali përdorin mbiemrin “Castriota Scanderbeg”.