Kilogrami
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kilogrami është njësi matëse e masës që rrjedhë nga Sistemi SI, është njëmijë fishi i gramit dhe shkruhet me simbolin kg.
Në të gjithë botën punohet për të nxjerrur një përkufizim për kilogramin, i tillë që të rrjedhë nga një konsonante bazë e sistemit. Kjo iniciativë merë hovë edhe më të madh pas njohurive që 40 kopjet e prototipit nëndërkohë janë më të rënda për 50 mikrogram se prototipi. Shkaqet për rritjen së peshesë së kopjeve ende nuk janë gjetur. Pasi që kopjet janë të përpunuara nga i njëjti material sikurse prototipi supozohet se vetë prototipi ka humbur në peshë dhe se kopjet kanë ende të njëjtën peshë.
Orientimet më të njohura në iniciativën për ri-përkufizimin e kilogramit, janë:
- Konstruktimi i një sfere nga një numër i caktuar i atomeve të Siliciumi patër. Një sferë e tillë është prodhuar dhe përdoret për krahasime në prodhim të nivelit nanometer. Në praktikë përdorimi i kësaj sfere në këtë nivel tregoj që ka si pasojë diferenca shumë të vogla. Kjo diferencë llogaritet të jetë si pasojë e matjeve jo korrekte gjatë vendosjes të izotopeve të siliciumit në sferë. Siliciumi në natyrë mundë të gjendet me tri izotope me masa të atomeve 28,29 dhe 30. Tani shikohet për prodhimin e sferës nga siliciumi me izotope të pastra Silicim-28, çka në praktik do të thotë një punë e rëndë diturie si dhe financiare.
- Matja të bëhet me një Vat-peshore, gjatë të cilit proces do të bëhej krahasimi madhësisë mekanike me atë elektrike. Kjo ndodhë në dy hapa : Kalimi i rrymës në një bobinë do të shkaktonte krijimin e fushës magnetike, me një inezitet të caktuar 2) Lëvizja e bobinës në këtë fushë magnetike do të krijonte rrymën induktive. Po ashtu duhet matur shpejtësia dhe nxitimi i lëvizjes së bobinës dhe pesha që krijon pesha e trupit që duhet matur.
- Matja e masës së një atomi me ndihmën e rrezatuesit të joneve dhe mbledhja e joneve në një masë (trup fizik). Duke matur intensitetin e rrymës së rrezatuesit të joneve dhe kohën mund të matet masa e atomit në njësinë kilogram.
Të gjitha këto ide e iniciativa janë në zhvillim e disa nga to edhe praktikohen, por ende nuk është vendosur se cila nga këto apo ide të reja do të zëvendësoj prototipin e tashëm të kilogramit.