Kisha Anglikane
kishë anglikane në Angli / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kisha Anglikane (ang. Church of England) është emërtim për kishën shtetërore të krishterë të Anglisë, "kisha amë" e Bashkësisë Anglikane dhe në mbarë botën dhe më e vjetra ndër dyzet kishat e pavarura kombëtare. Kisha Anglikane lindi si rrjedhojë e ndarjes së saj nga Kisha katolike romake në qindvjeçarin e XVI nën mbretërimin e Henrit të VIII. Doktrina e Kishës Anglikane bazohet në 39 nenet e fesë.
Kisha e Anglisë ka rreth 25.000.000 besimtarë dhe është kisha më e madhe anglikane.