Lipidet
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lipidet (lipos-gr-yndyrë) në përgjithësi përkufizohen si yndyrëra të patretshme në ujë, por treten në tretës tjerë organik p.sh. tretës të lipideve janë acetoni ose benzeni. Në natyrë ndodhen edhe si molekula të tilla si vajra, kolesterole, sterole, vitamina (A, D, E dhe K ), monogliceride, digliceride, fosfolipide, etj. Funksionet kryesore biologjike të lipideve janë: depozitimi i energjisë, veprojnë si komponentë strukturor në membranën qelizore, dhe si molekula sinjalizuese.