Malësia e Gjakovës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Malësia e Gjakovës shtrihet në Verilindje të Alpeve Shqiptare, është treva që në kufinjtë e sotëm administrativ të Shqipërisë i takon Rrethit të Tropojës dhe vazhdon dhe jashte kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, në disa vendbanime afër Gjakovës,Deçanitdhe Junikut. Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet historike të Krasniqes, Gashit dhe Bytyqit. Edhe sot e kësaj dite, banorët e Rrethit të Tropojës e thërrasin veten si banorë të Malësisë së Gjakovës. Emri Tropojë iu vu pas viteve '45 nga pushteti komunist.
Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 u caktua kufiri i Shqipërisë, pjesa më e madhe e Malësisë së Gjakovës mbeti brenda kufijve të Shqipërisë së pavarur, por kufiri krijoi vështirësi në jetën e përditshme, malësorët në vend se të bënin tregti në Gjakovë ku në këmbë shkonin për disa orë, duhej që të përdornin si alternativë tregun e Shkodrës që ishte një udhëtim 3-4 ditor.
Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rëndësishmi është lumi i Valbonës. Është e pasur me shkembinjë magmatik, me të cilët lidhen mineralet e kromit; nga gërqeroret dhe terigjenet. Në veriperëndim të saj mbizotëron relievi kryesisht kodrinor, relievi malor, gropat e fundosura, nga të cilat më e madhja është ajo e Tropojës.
Janë dy malësia në veri të Shqipërisë, ata janë të Malësisë së Gjakovës ose siq nihet si Malësia e vogel, sepse ishte vendbanimi e 4 fiseve nga 12 (Krasniqja, Nikaj-Merturi, Gashi dhe Bytyqi), edhe Malësia e mbishkodrës ose siq nihet Malësia e Madhe, sepse ishte vendbanimi e 8 fiseve nga 12 (Hoti, Shkreli, Kastrati, Gruda, Kelmendi, Trieshi, Reçi, Rrjolli)