Marksizëm–Leninizmi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Termi Marksizëm-Leninizëm prej mesit të viteve 1920-ta, i refereohet ideologjisë politike zyrtare të Bashkimit Sovjetik dhe më vonë asaj të gjithë Bllokut Lindor. Stalini e përkufizonte si "Mësimet e Marksit të zhvilluara më tej nga Lenini nën kushtet e reja të luftës së klasave në epokën e imperializmit dhe revolucioneve proletare".
Qëllimi i Markizëm–Leninizmit, sipas mbështetësve të tij, është zhvillimi i një shteti në shtet socialist nëpërmjet udhëheqjes nga një pararojë revolucionare të përbërë nga revolucionarë profesionistë, që janë pjesë organike e klasës punëtore, dhe të cilët fitojnë vetëdije socialiste si rezultat i dialektikës së luftës së klasave. Shteti socialist, i cili sipas Marksizëm–Leninizmit përfaqëson një "Diktaturë të Proletariatit", qeveriset kryesisht ose ekskluzivisht nga partia e pararojës revolucionare përmes procesit të centralizmit demokratik, të cilin Vladimir Lenin e përshkruante si "diversitet në diskutim, unitet në veprim".[1] Nëpërmjet kësaj politike, partia komuniste (ose ekuivalentja) është institucioni politik më i lartë i shtetit dhe forca parësore e organizimit të shoqërisë. Marksizëm–Leninizmi pretendon se synim e ka shndërrimin e socializmit në komunizëm, ku ky i fundit paraqet një sistem shoqëror pa klasa, me pronësi të përbashkët të mjeteve të prodhimit dhe ku të gjithë jetojnë të barabartë në shoqëri. Për të arritur këtë qëllim, partia komuniste fokusohet kryesisht në zhvillimin intensiv të industrisë, shkencës dhe teknologjisë, të cilat vënë themelet për rritjen e vazhdueshme të forcave prodhuese duke rritur kështu rrjedhjen e pasurisë materiale.[2] Të gjitha tokat dhe burimet natyrore janë në pronësi publike dhe të menaxhim publik, me forma të ndryshme të pronësisë publike të institucioneve shoqërore.[3]
Komunistë të tjerë si Raya Dunayevskaya dhe Amadeo Bordiga kanë qenë kritik me Marksizëm–Leninizmin. Ata argumentojnë se shtetet marksiste–leniniste nuk e vendosën socializmin, por më tepër kapitalizmin shtetëror.[4] Ata e marrin si mbështetje komentet e vetë themeluesit të Marksizmit mbi të qenit e pronësinë shtetërore një formë e kapitalizmit me përjashtim të rasteve kur plotësohen disa kushte të caktuara, kushte që sipas mendimit të tyre nuk kanë ekzistuar në asnjërin nga shtetet marksiste-leniniste .[5] Diktatura e Proletariatit sipas Marksizmit është një formë e shtetit demokratik; kurse sundimi i një partie të vetme siç kanë bërë shtetet marksiste-leniniste nuk mund të jetë Diktaturë e Proletariatit sipas përkufizimit marksist.[6] Ata arrijnë në përfundim se Marksizëm–Leninizmi, nuk është as marksizëm, as leninizëm, as bashkim i të dyjave, por më tepër një term artificial i krijuar për të përligjur shtrembërimet ideologjike të Stalinit.[3]