Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë
marrëdhënie të jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një veprim, të cilin Serbia e hedh poshtë. Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur. Fillimisht nuk ka pasur marrëdhënie midis dy shteteve, megjithatë, në vitet në vijim ka pasur dialog dhe bashkëpunim të shtuar midis dy palëve.
Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i mirë. Një artikull i mirë duhet të ketë një shtjellim të pëlqyeshëm të temës me paanësi, burime të shumta serioze dhe një formatim të saktë nga ana teknike në lidhje me kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.
- Shiko gjithashtu artikullin: Njohja ndërkombëtare e Kosovës
Kosova |
Serbia |
---|---|
Misioni diplomatik | |
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës, Beograd | Zyra Ndërlidhëse e Serbisë, Prishtinë |
Të dërguarit | |
Jetish Jashari | Dejan Pavićević |
Negociatat e mbështetura nga Bashkimi Evropian çuan në Marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve mes qeverive të Kosovës dhe të Serbisë. Marrëveshja, duke premtuar që asnjëra palë të mos e pengojë tjetrën në procesin e anëtarësimit në BE, definoi strukturën e policisë dhe të zgjedhjeve lokale në tërë Kosovën dhe po ashtu themeloi propozimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Bisedimet diplomatike, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, bënë që të ketë ndërlidhje të trafikut ajror, hekurudhor dhe rrugor, përderisa të dyja palët nënshkruan marrëveshjet e vitit 2020 për normalizimin ekonomik. Kosova dhe Serbia pritet të bëhen pjesë e një zone ekonomike, të njohur si Zona Mini Shengen.