Memaliaj
From Wikipedia, the free encyclopedia
Qyteti i Memaliajt shtrihet në jug të vendit dhe bën pjesë në Bashkinë e Gjirokastrës. Popullsia është rreth 10 657 banorë(census 2011), dhe ka një sipërfaqe prej 372km2 .Qyteti i vogël industrial u krijua në vitin 1946 pas hapjes së punës në miniera. Në vitin 1990 prodhimi i qymyrit ishte përrreth 500 000 ton në vit. Zhvillimi i punës në miniera solli dhe shtimin e familjeve të reja që u shpërngulën në këtë vend për të punuar në miniera. Qyteti i Memaliajit përshkohet nga lumi i Vjosës, duke i dhënë freski dhe ndihmuar në pastrimin e ajrit të ndotur nga minierat. Në kohën e komunizmit qyteti kishte shumë gjallëri dhe zhvillim si në sektorin e arsimit dhe sportit, gjithashtu me zhvillimin e industrisë së minierave ishte dhe një mbështetje shumë e madhe për ekonominë e Shqiperisë. Pas rënies së komunizmit minierat u mbyllën dhe si pasojë edhe ekonomia e vendit ra. Shumë banorë emigruan në Greqi dhe vende të tjera. Qendra e qytetit së fundmi është rikonstruktuar por qyteti vazhdon të mbetet i braktisur nga banorët e tij, si një qytet “fantazëm”.Banorët janë pesimist për fillimin e punës në miniera edhe pse është mundësia kryesore e punësimit në vend. Çfarë të shihni në Memaliaj? Turizmi industrial dhe ture komuniste janë zgjedhje për shumë turistë të cilët duan të mësojnë më shumë mbi gjurmët që ka lënë komunizmi në Shqipëri.Qyteti ka ende ndërtesat tipike të periudhës së komunizmit. Ture në minierat e vjetra janë gjithashtu interesante.