Mitrovica
Qytet në Kosovë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Mitrovica (serbisht: Косовска Митровица Kosovska Mitrovica "Mitrovica e Kosovës" ose Митровица Mitrovica) është qytet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës si dhe qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
Mitrovica
Косовска Митровица Kosovska Mitrovica | |
---|---|
Koordinatat: 42°35′02″N 21°34′30″E | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Mitrovica |
Qeveria | |
• Kryetari | Bedri Hamza (PDK) |
Sipërfaqja | |
• {{{area_blank1_title}}} | 331 km2 (128 sq mi) |
• {{{area_blank2_title}}} | 15,980 km2 (6,171 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 500 m (1,600 ft) |
Popullsia (2020) | |
• Qytet dhe komunë | 83,235 |
• Sipërfaqja urbane | 54.132 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 40000 |
Prefiksi | +383 (28) |
Targa e automjeteve | 02 |
Faqja zyrtare | kk |
Pozita e mirë gjeografike në mes të dy lumenjve Ibrit dhe Sitnicës kanë ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponentë e rëndësishme në ngritjen e në një qendër të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum) me pasurit e tija që nga koha antike e deri më sot ketë qendër e kanë bërë joshës për qëllime ekonomike.
Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banoret më të vjetër ishin dardanët te cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit te bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shëndrrohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak ky territor bie nënë sundimin e Carit bullgar Simeonit (879-927) i cili sundim me vonë zëvendësohet nga familja serbe e Njemanjve. Gjatë sundimit të kësaj familje ky territore mbushët me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të Car Dushanit vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin orthodokës.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shëndrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin, prodhoheshin gurë mulliri "kosovar".