Mprehësi i lapsave
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mprehësi i lapsave ose 'prefëse lapsi' është një mjet për mprehjen e pikës së shkrimit të lapsit duke qëruar sipërfaqen e tij të veshur me material druri apo plastike. Mprehësit e lapsit mund të operohen me dorë ose nga një motor elektrik.[1] Është e zakonshme për shumë mprehës që të kenë rreth tyre një kuti ose shtëpizë për grumbullimin e materialit të "prodhuar" gjatë mprehjes së lapsit, e cila mund të hiqet për zbrazjen e mbeturinave të lapsit në një kosh plehrash. [2]