Murad bej Toptani
politikan shqiptar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Murad bej Toptani (1866 - 1918) qe atdhetar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet dhe skulptor shqiptar. Zotëronte disa gjuhë të huaja si frëngjisht, turqisht, arabisht, gjermanisht dhe italisht. Krijimet e tij janë përmbledhur në vëllimin, “Vjersha e Murat Toptanit”, ndërkohë që në Galerinë e Arteve në Tiranë ruhet një bust i Skënderbeut, i realizuar prej tij në vitin 1917, si dhe një karikaturë me akuarel “Premtimet e Anglisë”.