Nikola Koperniku
shkencëtar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Nikolaus Kopernikus (Koperniku), (Polonisht: Mikołaj Kopernik Stampa:IPA-pl, lindi më 19 shkurt 1473 në Thorn dhe vdiq më 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjes së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai ishte doktor,astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mjek, qeveritar dhe ushtar.
Nikola Koperniku | |
---|---|
U lind në | 19 shkurt 1473 |
Vdiq | 24 maj 1543 Frauenburg, Warmia, Poloni (tani Frombork, Poland) |
Arsimi |
|
Njohur për | Heliocentrizmi Teoria e sasisë së parave Ligji Gresham–Koperniku |
Karriera shkencore | |
Fushat |
|
Këshilltarë akademik | Domenico Maria Novara da Ferrara |
Influences | Aristakrus i Samosës Martianus Capella |
Influenced | Johannes Kepler |
Nënshkrimi | |
Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gjë por është e qartë se ai ishte ose polak, ose gjerman. Kjo gjë pasqyrohet në emrin e tij. Në gjermanisht ai quhet përgjithsisht Nikolaus Kopernikus, për shkak të versionit të latinizuar Copernicus nga mbiemri Koppernigk. Në polonisht ai quhet Mikołaj Kopernik. Koperniku ishte biri i një gruaje gjermane, kombësia e të atit është e paqartë. Qyteti i tij i lindjes Torn pak kohë pas lindjes së tij kaloi nën sundimin e mbretit polak, kështu që ai formalisht njihet si polak.