Ninxha
From Wikipedia, the free encyclopedia
Një ninxha (shqip: i fshehuri) ose shinobi (shqip: të fshehësh) ka qenë luftëtar në kohën Japonia feudale, që u përdorë për spiunazhe, si vrasës dhe marrës i informatave. Disa dokumente folin se ninxhat ishin një bashkësi budiste të cilët ishin në kërkim të nirvanas (çlirimi). Ninxhat kanë qenë të kushtuar nga zhvillimi i shpiunazhës i cili erdh nga Kina.
Ninxha ndryshe janë quajtur edhe "ushtarët e territ". Ninxhat janë zhvilluar në provincën Iga të Japonisë qendrore në shekullin e 15 deri në shekullin e 17. Në kodrat e kësaj province janë ushtruar njerëzit e manastireve, ushtarë të arratisur nga Kina dhe fshatarët e thjeshtë për të vrarë, spiunuar dhe për tu vetëmbrojtur. Njerëzit e thjeshtë mendonin se ninxhat ishin demon mali, sepse jetonin nëpër kodra, në fshatra të fortifikuara mirë. Një fshat i fortifikuar ishte i mbështjellur me mure të larta. Jashtë mureve kishte ara orizi të cilët ishin si labirinte për sulmuesit dhe shërbenin për përfitimin e ushqimit. Rreth një fshati ishte edhe gjithmonë një lumë i cili e bënte edhe më të rëndë depërtimin në të.
Brenda mureve të fshatit kanë jetuar fëmijët, gratë dhe burrat të cilët nuk ishin në eliten e ninxhave. Jashtë mureve të fshatit dhe në fund të arave të orizit kanë jetuar shinobit me përvojën më të madhe, për ti mbrojtur arat dhe fshatin. Për ninxhat ka shumë legjenda dhe thënie të cilat janë edhe gati të vërteta, si p.sh. : Ninxhat kanë mundur të ecin mbi ujë, ata kanë mundur të fluturojnë dhe janë bërë të padukshëm.
Dokumente historike për ninxhat nuk ka gati hiq. Por ekzistojnë tekste të fshehura të shkruajtura në shekullin e 17 për mësimin e ninxhave. Tre tekstet më të njohura janë Bansenshūkai, Shōninki dhe Ninpiden.