Ndarja administrative e Maqedonisë së Veriut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ndarja administrative e Maqedonisë përfshin njësitë administrative nga të cilat përbëhet shteti. Ajo përfshin komunat, por këtu përfshihen edhe rajonet që kanë objektiva statistikore. Ky artikull gjithashtu përfshin ndarjet administrative të Republikës Popullore të Maqedonisë dhe Republikës Socialiste të Maqedonës, ku kishte edhe rrethana. Sot, njësitë e vetëqeverisjes lokale në Maqedoni janë komunat dhe qyteti Skopje si një njësi administrative e veçantë.
Gjatë periudhave të ndryshme historike të IRJM-ës teritorialisht varionte në ndarje edhe atë që nga viti 1996 deri në vitin 2004 ishte e ndarë në 123 komuna dhe qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetqeverisjes lokale, që nga viti 1976 deri në vitin 1996 ishte e ndarë në 34 komuna ku qyteti i Shkupit kishte statut të veçantë me 5 komuna, në vitin 1965 numri i komunave ishte 32, në vitin 1957 kishte 73 komuna, që nga viti 1949 deri në vitin 1952 kishte 5 ligje për ndarjen teritoriale të IRJM-ës, në vitin 1952 kishte 86 komuna dhe në vitin 1945 ishte e ndarë në 894 njësi popullore.